'Grande Fratello Vip' 'hakmerret' ndaj Heidit

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 16:00
'Grande Fratello Vip' 'hakmerret' ndaj Heidit

Gjatë finales së Grande Fratello është transmetuar një klip final, me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni. Megjithatë, shumë kanë vënë re se në video nuk kishte asnjë moment të Heidi Bacit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të Grande Fratello.

Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

Image

(Kosova Sot Online)