Enver Petrovci: Nuk i kritikova komandantët e UÇK’së por e kisha fjalën për komunistin jugosllav Tito

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 15:29
Enver Petrovci: Nuk i kritikova komandantët e UÇK’së por e kisha fjalën për komunistin jugosllav Tito

Deklarata e Enver Petrovcit në emisionin "Show i së premtës" me  Adelina Ismailin se "Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Këta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në luftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do msusa do budigarda, kurgjo s'kishin qenë", ka marr kritika nga një pjesë e opinionit publik pasi  u pa si nënçmim ndaj  komandantëve të UÇK’së, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”

Megjithatë Petrovci e ka demantuar këtë deklaratë. Ai ka theksuar se nuk ka e ka pas fjalën për komandantët e UÇK’së por për komunistin jugosllav, Tito.

 

Petrovci thotë se intervista e tij në RTK është prerë dhe keq interpretuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas tij, fjala luftëtarët- e ka pasur për Titon .Si thotë se "Tito të mos kishte qenë në luftë kish mbet një mekanik i thjeshtë".

Deklarata e Pertrovcit për media


“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK’së, ajo është gënjeshtër por, kom fol për njerëzit e luftës. Po tash Adelina, RTK e përmirëson e nëse nuk e përmirëson e shton atë fjali që e kanë hek, e kanë hek për shkak të kohës. E me than që do ta kthejnë fjalinë. Unë kom mëndu për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë kish mbetë një mekanik i thjeshtë. E këtë fjali e kanë hek”, ka thënë Petrovci.
.


(Kosova Sot Online)