Ilnisa - Meritonit: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 14:22
Ilnisa - Meritonit: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove

Dyshja ka hyrë në një diskutim të fortë pas një konfrontimi që Meritoni ka pasur me Egla Cenon, dhe në të cilin ka ndërhyrë edhe Ilnisa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë debatit, Meritoni i ka sugjeruar Ilnisës të qëndrojë mënjanë nga konfliktet e tilla, duke i përmendur se këto situata mund të përdoren kundër saj në të ardhmen, një koment që duket se e ka prekur Ilnisën.

 

Më vonë, Ilnisa ka shpërthyer në shprehjen e zhgënjimit dhe lëndimit që ndjeu nga qëndrimi i Meritonit.

Ilnisa: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove. Unë kam qenë gjithë ditën e mbyllur në vete.

Meritoni: Por jo sa u vrava unë. Po unë nuk kam qenë i lënduar?

Ilnisa: Se të më krahasosh historitë, më prek, se i kam dy fjalë edhe me të tjerët.

Meritoni: Mos u kthe tek situata, a ta kam thënë ndonjëherë pse nuk hyn në situatat e mia? A të kam thënë ndonjëherë unë që pse nuk ndërhyre për Loarin? Thjesht të dhashë një mendim.

Ilnisa: Si të guxoj unë pa guxuar ti. Mënyra krahasuese sot më lëndoi.

Meritoni: Thjesht po te them që kujdes se sot po ta përdorin. Kujdes nga njerëzi që afron se edhe ata ta përdorin. A ki besim tek unë?

Ilnisa: Si mendon ti?

Meritoni: Një ‘Po’ e madhe!

Ilnisa: A duhet të jetë e madhe patjetër kur unë jam me ty?

Meritoni: Ka një botëkuptim timin.

Ilnisa: Po unë sot jam e mërzitur, shumë e mërzitur se nuk kam folur.

Meritoni: Mendon ti që unë nuk jam i mërzitur? Edhe unë jam i mërzitur.

Image

(Kosova Sot Online)