Elgiti rrëfen periudhën e krizës në marrëdhënien me Klean: Nuk ka qenë fushë më lule

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 15:09
Elgiti rrëfen periudhën e krizës në marrëdhënien me Klean: Nuk ka qenë fushë më lule

Këngëtari i njohur, Elgit Doda, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Cherry on Top’ të Bora Zemani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Doda tregoi se një prej projekteve të tij muzikore më të suksesshme është dhe kënga e titulluar ‘Ku Je’, dedikuar partneres së tij, Klea Hutës, pasi në të kohë ata ishin duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre.

Pjesë nga intervista:

Elgiti: Shiko nuk është se unë edhe Klea e kemi patur jetën fushë me lule në gjithë këto vite lidhje. Kështu që në disa këngë ka ndikuar Klea.

Bora: Na zbulo një këngë që ka të bëjë me historinë tënde dhe të Kleas.

Elgiti: “Ku je” është një këngë që i dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean.

Bora: Domethënë ka qenë një moment i vështirë në jetën tuaj.

Elgiti: Sigurisht, nuk ka qenë fushë më lule, si çdo çift.

(Kosova Sot Online)