Sot janë bërë tri vite nga vdekja e Rasim Thaçit, Adelina e kujton me fjalë emocionuese

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 10:39
Sot janë bërë tri vite nga vdekja e Rasim Thaçit, Adelina e kujton me fjalë emocionuese

Këngëtarja e njohur, ka përkujtuar me mall babain e saj, humoristin e njohur Rasim Thaçi (Cima) në tre vjetorin e vdekjes së tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të babait të saj, duke thënë se ka shumë mall për të.

“U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para 3 viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë. Bab kam shumë mall për ty, sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plot jetë e humor, t’du deri në fryme të fundit” ka shkruar Adelina.

(Kosova Sot Online)