BE do ta shton presionin për ndjekjen e grupit kriminal në krye me Radojqiqin

BE do ta shton presionin për ndjekjen e grupit kriminal në krye me Radojqiqin
BE do ta shton presionin për ndjekjen e grupit kriminal në krye me Radojqiqin

Gani Qarri

  • 28 April 2024 - 09:02

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Heqja e sanksioneve, apo masave "ndëshkuese" të BE-s, të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës, dhe atë për shkak të situatës së përshkallëzuar nga Serbia në veri të vendit tonë, pritet dhe do duhej të ndikojë në shtimin akoma më të madh të trysnisë ndërkombëtare ndaj Serbisë hegjemoniste, për kapjen dhe ndëshkimin e aktorëve kryesor të organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Kosovës, prijës i të cilit ishte krye terroristi Milan Radojçiq, apo numri-2, i të ashtuquajturës "Lista Serbe".

 

Organizimi i referendumit të javës së kaluar me votime të qeta, në komunat e veriut të Kosovës e ka përmbushur plotësisht, kushtin kryesor ndërkombëtar, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të cilat vërtetë kaluan në atmosferë tërësisht të shtensionuar dhe komplet të relaksuar, mbarëvajtjen e të cilave edhe kësaj radhe, e prishi dora e zgjatur e Serbisë e ashtuquajtura "Lista Serbe" dhe presidenti kriminel serb Aleksandër Vuçiq nga Beogradi, duke i detyruar minoritarët serb për të bojkotuar votimet e lira dhe demokratike. Andaj pas këtij zhvillimi sanksionet kundër vendit tonë, vërtetë e kanë humbur tërësisht kuptimin, dhe ato, pa asnjë vonesë duhet të suspendohen menjëherë, si dhe të ndëshkohet dhe sanksionohet urgjentisht Serbia fashiste, që në vijimësi po ndërhyn në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

 

E heqja e sanksioneve, apo masave "ndëshkuese" të BE-s, të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës, dhe atë për shkak të situatës së përshkallëzuar nga Serbia në veri të vendit tonë, pritet dhe do duhej të ndikojë në shtimin akoma më të madh të trysnisë ndërkombëtare ndaj Serbisë hegjemoniste, për kapjen dhe ndëshkimin e aktorëve kryesor të organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Kosovës, prijës i të cilit ishte krye terroristi Milan Radojçiq, apo numri-2, i të ashtuquajturës "lista serbe". Sulm ky i cili e nxori lakuriq në sipërfaqe rolin e Serbisë dhe veprimet kundërligjore të kupolës drejtuese të subjektit të dyshimtë politik të ashtuquajtur "Lista Serbe" në të gjitha organizimet e trazirave dhe sulmeve kundër institucioneve të shtetit, si dhe vet aktit terrorist në veri të Kosovës, ku u vra polici, tani hero, Afrim Bunjaku.

 

Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës duhet medoemos të ndodhë pa asnjë vonesë të mëtejme dhe në përbërjen e tanishme të strukturave drejtuese në BE, gjë që shihet qartë, se kjo po e shqetëson fort presidentin kriminel serb Aleksandër Vuçiq. Këto ditë ai edhe vet deklaroj me "shqetësim" se në Bashkimin Evropian tanimë kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke e quajtur këtë edhe truk të neveritshëm të BE-së, duke u shprehur i mllefosur që nga Nju Jorku, se pse pala Kosovare nuk po lejon që Serbia të vazhdojë lirshëm, të ndërhyjë në sistemin bankar të Kosovës, për të mbajtur "dinarin" e shurrtë serb, përdhunshëm dhe plotësisht në kundërshtim me ligjet e vendit tonë në tregun financiar të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".