Dy futbollistët e Ligës Premier të arrestuar nën akuzën e përdhunimit

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 10:45
Dy futbollistët e Ligës Premier  të arrestuar nën akuzën e përdhunimit

Një skandal i ri është në horizont në Angli pasi dy futbollistë të Ligës Premier thuhet se u arrestuan nën akuzën e përdhunimit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për momentin dihet vetëm se të dy janë 19 vjeç dhe se luajnë për të njëjtin klub në kampionatin elitar të futbollit anglez.

Ata janë arrestuar në stadiumin e klubit të tyre dhe deri më tani nuk janë bërë të ditur zyrtarisht as klubi dhe as përfaqësuesit e lojtarëve.

Sipas The Sun, lojtarët u arrestuan pasi një vajzë e paidentifikuar i denoncoi për përdhunim, i cili siç ka deklaruar ka ndodhur të premten.

Njëri prej futbollistëve u arrestua me dyshimin se kishte përdhunuar një vajzë dhe një tjetër pasi e kishte ndihmuar atë. Pas pagesës me kusht, të dy u lanë të lirë për t’u mbrojtur.

Ky është i fundit në një sërë skandalesh që kanë tronditur futbollin anglez vitet e fundit.

Kujtojmë se në vitin 2016 Adam Johnson u dënua me gjashtë vjet për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare, në vitin 2022 Benjamin Mendy dhe Mason Greenëood u dyshuan për përdhunim, por në fund ata dëshmuan pafajësinë e tyre.

Vitin e kaluar, Ivan Toney u përjashtua nga futbolli për tetë muaj për shkak të basteve, ashtu sikurse Sandro Tonali.

(Kosova Sot Online )