Mbrojtësi i Bayernit dëmtohet dhe rrezikon ndeshjen

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 12:52
Mbrojtësi i Bayernit dëmtohet dhe rrezikon ndeshjen

Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s.

Si të mos mjaftonte rezultati, Raphael Guerreiro u largua nga kjo përballje në minutën e 17-të dhe pas takimit, ekzaminimet e para kanë treguar një dëmtim në kyçin e këmbës.

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund është vendosur në pikëpyetje për duelin përballë Real Madrid, në gjysmëfinalen e kthimit, këtë të mërkurë në Madrid, situatë që ka vendosur disi në alarm trajnerin Tomas Tuchel.

(Kosova Sot Online)