Asociacioni si sot, si nesër, duhet të hiqet nga rruga penguese për anëtarësimin në KiE

Asociacioni si sot, si nesër, duhet të hiqet nga rruga penguese për anëtarësimin në KiE
Asociacioni si sot, si nesër, duhet të hiqet nga rruga penguese për anëtarësimin në KiE

Gjon Keka

  • 26 April 2024 - 23:04

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Duke e ditur se Asociacioni është një zotim apo detyrim që është marrë si nga e kaluara ashtu edhe tani sidomos e futur edhe në marrëveshjen e fundit të Ohrit ,atëherë çdo vonës vetëm sa e dëmton Kosovën si në aspektin e brendshëm duke mbajtur këtë pengesë para vetes, ashtu edhe në atë të jashtëm duke penguar rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat tjera evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Duhet ditur se tani kur pothuajse shtetet me shumë ndikim sikur janë ShBA ,Gjermania dhe Franca po kërkojnë që të lëvizet në lidhje më asociacionin pra të hiqet ky problem nga rruga dhe të ecet përpara. Sepse ShBA dhe shtete tjera evropiane me ndikim sikur është Gjermania dhe Franca kanë shumë ndikim jo vetëm brenda organizatës së Këshillit të Evropës, por edhe tek shtetet tjera aty. Atëherë për ta mos shkuar vetëm me „Shpresë“ së ndoshta do ta përkrahin anëtarësimin në Këshillin e Evropës ,duhet të veprohet menjëherë para se të vijë data 16 Maj ,ashtu që atë ditë Kosova të hyjnë në histori duke u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës. Kosova nuk duhet të lejojë veten të humb këtë rast historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës ,sidomos tani kur kushtet janë tepër të favorshme, kur nuk kanë mbetur vetëm shkalla e fundit e miratimit përfundimtar më 16 maj ,kur shumë shtete vetëm e përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE.

 

Prandaj kur dihet se kërkesa e shteteve më ndikim sikur janë ShBA ,Gjermania dhe Franca është që Kosova të fillojë të veproj sidomos në nxjerrjen e një draft statuti së bashku me ekspertët amerikan dhe evropian dhe ta dërgojnë para se të afrohet dita e votimit më 16 maj 2024. Duhet me urtësi, vizion e përgjegjësi dhe me ndihmën e miqve dhe aleatëve sikur janë ShBA ,Gjermania dhe Franca ta bëjnë ditën e 16 majit ditë përfundimisht historike për Kosovën ,sepse Kosova në Këshill të Evropës forcohet si shtet ,si demokraci e re, si dhe në aspektin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Nuk duhet humbur assesi ky shans, sepse i bindur se pas ndryshimeve që do të pësojë rendi i ri ndërkombëtar, pra pas përfundimit të luftës në Ukrainën ,Kosova nuk do të mund ta ketë këtë kohë të favorshme ,këtë mbështetje që ka tani në proceset integruese dhe ato të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Aq më tepër këtë shans të 16 majit nuk duhet humbur kur dihet edhe këtë se tani janë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe ndryshmet që do të nxjerrin këto zgjedhje do të mund po ashtu që Kosova të mos e ketë mbështetjen që e ka tani sidomos në rastin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

 

Kështu që para se ministrat e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës të mblidhen në mes të muajit të ardhshëm, draft-statuti për Asociacionin duhet të jetë i miratuar në Qeveri dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Dërgimi i draft statutit në Gjykatën Kushtetuese nënkupton se Kosova po e dërgon draftin për ta shoshitë pra po e dërgon në peshoren e drejtësisë dhe ligjit për ta nxjerrë këtë draft dhe asociacionin i cili nuk prek vijat e kuqe kushtetuese dhe ligjet e sovranitetit shtetëror. Kosova nuk duhet pret ditën e fundit në lidhje me asociacionin sepse kjo u bë e qartë gjatë tri ditëve të fundit nga diplomatët e vendeve më me ndikim që janë në Kosovë, se ata i kërkuan Kosovës si shtet dhe institucione të veprojë ,ashtu që ta ketë të qartë dhe të garantuar votën e 16 majit për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës. Sikur kemi parë e dëgjuar mjaftë nga faktori ndërkombëtar sidomos nga ShBA dhe vendet mike evropian ,ata gjithnjë kanë kërkuara që Kosovës nuk po i kërkohet asociacion që dëmton shtetësinë e saj ,por një asociacion që nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive dhe as nuk do të prek vijat e kuqe të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu, ShBA dhe disa vende mike i kanë garantuar pushtetarëve të Kosovës se nuk do të ketë asociacion që e dëmton Kosovën dhe as sovranitetin dhe kushtetutën e saj. Nga kjo ,pushtetarët e Kosovës duhet ta dinë se asociacioni si sot ,si nesër do të duhet me u zgjidh ,duhet me heq këtë pengesë nga rruga, dhe duke ditur se do të duhet një ditë ,atëherë më mirë tani me i dhanë drejtim kësaj çështje ,këtij problemi dhe me ecë përpara ,duke mos i shkaktuar pengesa vetes sidomos tani në rastin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

 

Një gjë duhet nënvizuar se Qeveria e Kosovës bashkë me ekspertët që do ta bëjnë këtë draft statut të kenë kujdes të veçantë ,dhe urtësi e vizion që ai të jetë në përputhje të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sikur kam thënë edhe më parë edhe pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës ajo do të ketë punët e saj si shtet anëtar i ri i saj pas anëtarësimit ,obligimet që ka dhe do të hyjë në shkollën e demokracisë aty dhe të drejtave dhe lirive të Njeriut etj. Republika e Kosovës kurrsesi nuk duhet ta lëshojë këtë shans historik të bërjes realitet anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës ,sepse nga aty nis Kosova të bëhet shtet i barbartë, shtet që hynë në traktate dhe ligje të përbashkët evropiane ,shtet që ia hap vetes dyert e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Pa u anëtarësua në Këshillin e Evropës, Kosova nuk do të mund ta ketë të lehët anëtarësimin ne Bashkimin Evropian, dhe në NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".