Kush po e udhëheq Serbinë: Vuçiqi apo Kisha Ortodokse në krye me Porfirije?!...

Kush po e udhëheq Serbinë: Vuçiqi apo Kisha Ortodokse në krye me Porfirije?!...
Kush po e udhëheq Serbinë: Vuçiqi apo Kisha Ortodokse në krye me Porfirije?!...

Ismail Muçiqi

  • 06 May 2024 - 13:54

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi  

 Politika Serbe ultra nacionaliste u betonua edhe me rastin e zgjedhjes tӫ Qeverise sӫ re nӫ Beograd. Janӫ bashkuar qetnikӫt, ultranacionalistӫt e bekuar nga Kisha Ortodokse me programin politikӫ pӫr realizimin e idesӫ pӫr Botӫn Serbe, kundӫr shteteve dhe popujve pӫr rreth tӫ cilӫt kufizohen me Shtetin Serb. As ne kohӫn e Millosheviqit propaganda Serbe me ideologji fashiste, shoviniste nuk ka qenӫ mӫ agresive se kjo qӫ po ndodh tani. Politika Serbe e udhӫhequr nga kӫta liderӫ ka humbur kontrollin duke i fryrӫ zjarrit me kërcënime pӫrmanente ndaj Kosovӫs, Malit tӫ Zi, Kroacisӫ duke ngritur tensione tӫ vazhdueshme pӫr destabilizimin e Ballkanit dhe mӫ gjerӫ nuk don koment. Zgjedhja e Vulinit Rus e Popuviqit anti Shqiptarӫ eshte fatkeqesi per Serbine dhe Ballkanin.  Propaganda Serbe luftӫnxitӫse ka filluar tӫ thellohet nӫ tӫ gjitha mjetet e informimit tӫ mediumeve nӫ Serbi. Armatimi me dinamik tӫ shpejtuar tӫ Shtetit Serb me sisteme luftarake tӫ importuara nga Rusia e Kina paraqet rrezik permanent pӫr njӫ luftӫ tӫ re nӫ Ballkanin Perӫndimorӫ. Kjo u pa edhe nӫ programin strategjik tӫ Qeverisӫ sӫ re Serbe tӫ cilӫn e paraqiti Kryeministri Vuqeliq i cili prioritet te parӫ te programit tӫ kësaj Qeverie ӫshtӫ pretendimet pӫr ripushtimin e Kosovӫs dhe kthimin e saj nӫ sovranitetin e Serbisӫ. Si duket kӫto ide nuk u lanӫ anash edhe pas shpӫrbӫrjӫs sӫ ish Jugosllavisë luftrave qӫ ndodhӫn nӫ Kroaci, Bosnjӫ dhe Kosovӫ deri tek bombardimet e NATO-sӫ kundӫr Serbisӫ.

Mjerisht situta aktuale nӫ Botӫ ӫshtӫ shumӫ dramatike pӫr shkak tӫ luftӫs ideologjike me aspirata kolonialiste pӫr pushtimin e territoreve dhe pӫr ringjalljen e hegjemonisӫ tӫ shteteve tӫ caktuara. Mendoj se proceset aktuale politike tӫ cilat po ndodhin nӫ Botӫ po e rrezikojnӫ paqӫn duke hapur dhe zgjeruar konflikte gjithandej. Nuk ka dyshim se rendi Botӫrorӫ ka dalur nga shinat duke filluar nga Kӫshilli i Sigurimit e deri tek Asambleja e Pӫrgjithӫshme e Kombӫve tӫ Bashkuara. Kӫtӫ mӫ sӫ miri po e dӫshmon lufta nӫ Ukrainӫ, lufta nӫ Gaza raportet gjithnjӫ mӫ dramatike nӫ Lindjӫn e Mesme ndӫrmjet fuqive tӫ mӫdha tӫ cilat kanӫ humbur kredibilitetin pӫr parandalimin apo pӫr gjetjen e kompromisit pӫr ti shuar krizat e luftӫs tӫ cilat po e rrezikojnӫ Planetӫn tonӫ.

Kӫshilli i Sigurimit i Kombeve tӫ Bashkuara ka vite e vite qӫ nuk ӫshtӫ nӫ gjendje tӫ marrӫ vendime kredibile pӫr shkak tӫ rivalitetit tӫ fuqive tӫ mӫdha tӫ cilat e kanӫ tӫ drejtӫn e Vetos. Tӫ gjitha kӫto rrethana na shqetësojnë pӫr fatin e popullit dhe Shtetit tonӫ. Pӫrgjegjӫsia e liderëve politikӫ qӫ janӫ nӫ krye tӫ institucioneve shtetӫrore gjithandej ku jetojnӫ Shqiptarӫt ӫshtӫ larg realitetit. Pӫrqarjet nӫ skenӫn politike nӫ institucionet tona kanӫ marrur pӫrmasa shqetësuese pӫr ruajtjen e sovranitetit tӫ Shtetit. Lufta pӫr pushtet pa zgjedhur mjete i ka kaluar kufijt dhe normat e kulturӫs demokratike tӫ sistemit nӫ tӫ cilin po jetojmӫ. Andaj qdo njeri normal i kӫtij vendi duhet tӫ vetӫdisohet dhe tӫ angazhohet pӫr ta ruajtur lirinӫ dhe Pavarӫsinӫ e Shtetit. Pasuria dhe kapitali financiarӫ i cili ӫshtӫ bӫrӫ kauzӫ e grupeve dhe politikanëve tӫ interesit paraqet fatӫkeqӫsinӫ mӫ tӫ kobshme tӫ individit, familjӫs, deri tek piramida e Shtetit. Rreziku nga Serbia ӫshtӫ shumӫ serioz qdo gjӫ qӫ ӫshtӫ arritur nӫ Kosovӫ pas luftӫs mund tӫ humb pӫr njӫ moment, nӫse nuk vedisohemi pӫr tu bashkuar.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".