Qëndrimi korrekt dhe mbështetës i Greqisë në raport me Kosovën goditje fatale e vdekjeprurëse për sjelljen arrogante dhe luftënxitëse të Serbisë

Qëndrimi korrekt dhe mbështetës i Greqisë në raport me Kosovën goditje fatale e vdekjeprurëse për sjelljen arrogante dhe luftënxitëse të Serbisë
Qëndrimi korrekt dhe mbështetës i Greqisë në raport me Kosovën goditje fatale e vdekjeprurëse për sjelljen arrogante dhe luftënxitëse të Serbisë

Gani Qarri

  • 06 May 2024 - 19:50

 Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Qëndrimi shumë korrekt dhe tejet përkrahës i Greqisë, duket që përveçse do ti shkaktojë Serbisë dështimin e radhës, ai do të luaj rol tejet pozitiv, e mbase edhe do të ndikojë si eliksir dhe lobim mjaft i fuqishëm në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, kur dihet se Greqia ndonëse nuk e njeh akoma zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ishte raporti i hartuar , pikërisht nga deputetja greke Dora Bakoyannis, ai i cili i hapi rrugën Kosovës për anëtarësim në KiE.

 

Madje megjithëse, siç dihet kishte një reagim të ashpër nga ana e Serbisë fashiste, e cila shkoi deri atje, sa ta quante edhe "tradhtare" ("të interesave serbe" g.q) deputeten greke, ajo nuk është lëkundur nga konstatimet as nga qëndrimi i saj zyrtar si misionare dhe diplomate e lartë greke, në favor të Kosovës të cilin e ka theksuar shumë qartë edhe në raport. Deputetja Greke Bakoyannis ka polemizuar ashpër madje edhe me presidentin serb Vuçiq të cilit i ka thënë publikisht, se është ai personalisht i cili në mënyrë indirekte veç e ka njohur pavarësinë e Kosovës derisa ka pasur tentativë me Hashim Thaçin për arritjen e një marrëveshje për ndryshim-korrigjimin e kufijve. Po ashtu, edhe në një opinion për të përjavshmen serbe-"Radar", zonja Bakoyannis ka shkruar për sulmet e turpshme, që iu bënë asaj nga lidershipi i Serbisë hegjemoniste, duke filluar nga vet krimineli Vuçiq, për shkak të raportit të saj pozitiv për Kosovën. Për aq më tepër, ajo ia rikujton në shkrim presidentit serb, se negociatat për “korrigjimet e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, presupozonin ekzistencën e dy shteteve, në vitin 2018, në Forumin Evropian Alpbach në Austri, Vuçiq pranoi edhe vet-publikisht, se kishte negociuar ‘korrigjimet e kufijve’ mes Serbisë dhe Kosovës, nëse jo, atëherë na thuani, me këndë po negocioni?! E këtë akt, unë nuk e kundërshtova, as e quajta akt të tradhtisë, por e konsiderova si një akt trimërie nga ana e presidentit Vuçiq, shkruan ajo.

 

Kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e emëroi si Raportuese mbi kërkesën e Komitetit të Ministrave për opinionin e Asamblesë për aplikimin e Kosovës, Bakoyannis thotë se “të gjithë ishin në dijeni të lidhjeve të mia të veçanta me Serbinë dhe popullin serb, jo vetëm sepse përfaqësoj një shtet anëtar që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe për shkak të punës sime për Integrimin Evropian të Serbisë”, shton ajo. E megjithëse “Serbia i përket Evropës”, ajo thekson se “në vitet e fundit, perspektiva e integrimit evropian të Serbisë është larguar”, për shkak të lidhjeve të saj, gjithnjë e më të ngushta me Rusinë dhe Kinën, incidentet e fundit të joliberalizmit dhe rastet e përsëritura të retorikës anti-BE, të Serbisë në diskursin politik, shkaktojnë shqetësim të madh”, ka deklaruar Bakoyannis. Por nuk është vetëm Vuçiqi që atakon zonjën Bakoyannis, edhe ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, i cili është kthyer në Beograd për t’i shërbyer Vuçiqit në propagandën ultranacionaliste serbe, përmes një shkrimi në profilin e tij në “X” ka sulmuar raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, pasi kjo e fundit ka deklaruar se asnjë shteti tjetër, nuk i janë kërkuar që të përmbush, kaq shumë kritere sa po i kërkohet Kosovës dhe megjithatë, ajo i ka përmbushur të gjitha ato. Gjuriq ka thënë se “Mbështetja për anëtarësimin e qeverisë së Kurtit", nuk është në interes as të popullit grek dhe as atij serb”, në pritje të 16 majit kur Komiteti i Ministrave të BE-ës e do të vendosë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, dhe në Njy Jork nxirret për diskutim dhe votim Rezoluta për krimet në Srebrenicë. Kurse presidenti serb krimineli i njohur Vuçiq ka thënë se e sheh një periudhë kohore kur Serbia është e mbuluar me re të zeza, nga frika që ai ka, se me anëtarësimin e Kosovës në KiE, do të pasojë edhe Padia e Kosovës, për krime luftë dhe gjenocidin, në Kosovë kundër Serbisë.

 

Dhe në një intervistë për televizionin publik, ai pranon humbjet në dy betejat e mëdha diplomatike të Serbisë, atë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe tendencën e çmendur të Serbisë gjenocidiale, për të ndaluar miratimin e rezolutës për gjenocidin e kryer nga serbët, kundër 8000 boshnjakëve të pambrojtur, në Srebrenicë. Vuçiq pranoi edhe njëherë që Kosova i ka votat e nevojshme, siç tregoi se po tenton t’i bëjë presion Amerikës, për të ndryshuar diçka deri më 17 maj, duke harruar faktin e njohur ndërkombëtarisht, se krimet e luftës dhe gjenocidi kundër boshnjakëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë, janë kryer, pikërisht nga ushtria dhe shteti fashist i Serbisë okupatore. Pikërisht këtu duket se buron një frikë e Vuçiçit, pasi në intervistë la të kuptohet se i druhet një padie për gjenocid nga Kosova. Presidenti serb u detyrua ta pranonte edhe humbjen e rëndë të pësuar në përballjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, si dhe u kujtua të tregonte se i kërkuar falje edhe Sllovenisë për ofendimet e bëra nga vet ai, në seancë, duke e shpjeguar humbjen në përballje me Presidenten Osmani, shkaku i nervozizmit të tij, pasi përballë iu paraqitën 4 heroinat e Kosovës, që u kishin mbijetuar torturave të forcave okupuese serbe në luftën e fundit çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".