Nga bojkotimi inatçor i seancave për votim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, mbeten të bllokuara 390 mil. €

Nga bojkotimi inatçor i seancave për votim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, mbeten të bllokuara 390 mil. €
Nga bojkotimi inatçor i seancave për votim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, mbeten të bllokuara 390 mil. €

Dardan Grapci

  • 26 April 2024 - 23:03

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Lista Serbe dhe opozita aktuale në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kanë vetëm një gjë të përbashkët: Shkatërrimin dhe bllokimin e Kosovës në rrugën evropiane si dhe pengimin e funksionimit sipas ligjit.LDK-ja dhe partitë tjera opozitare duhet ta kuptojnë që me inate Kosova nuk ecën përpara, dhe e dyta, qytetaret e Kosovës po ja u shohin sherrin. Ministri i financave Hekuran Murati duhet ta dërgon sa më shpejtë ratifikimin në Kuvend edhe Marrëveshjen me Bankën Botërore. Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duhet sa më shpejtë ta aprovon ligjin e Vettingut që të votohet nga Kuvendi dhe të fillon të zbatohet. Institucionet e drejtësisë duhet të dekriminalizohen e të spastrohen.

 

 

Edhe në drejtësi duhet të fillojnë verifikimet dhe hetimet, të fillohet sa më shpejtë me shkarkime për përgjegjësit e shkeljeve të ndryshme dhe abuzimit me ligjin, por edhe me hetime që qojnë më arrestimin e të gjithë atyre zyrtarëve të cilët kanë qenë pjesë dhe pjesëmarrës në krim dhe korrupsion. Opozita duhet të lufton për pushtet duke ofruar alternativa të besueshme e të kuptueshme programore për qytetarët, që të jenë në funksion të zhvillimit të vendit, dhe jo ta bllokojnë e pengojnë punën e qeverisë vetëm për ta marr pushtetin e pa merituar, me dhunë, me mashtrime e me spekulime. Secili qytetar i Kosovës që i përcjell zhvillimet politike në vend e dinë fare mirë se me sjelljet arrogante në parlament, opozita është duke e shantazhuar dhe dëmtuar interesin e shtetit të Kosovës. Pesha e dëmit që po i shkaktohet vendit, madje ja kalon edhe Listës Srpska , sepse ata nuk paraqiten fare në Kuvend , deri ti bëjnë afër 6 muaj mungesë por vetëm i marrin pagat. Kuvendi në punën e vetë nuk do të duhej të varet fare nga mungesa e Listës Srpska sepse e ka shumicën mjaftueshme shqiptare me komunitetet tjera. Pa listën Srpska shumica shqiptare në parlament me minoritetet jo serbe mundë ndërmarrin vendime të rëndësishme për shtetin, por lufta për pushtet dhe inatet politikë po ndikojnë që të pamundësohet vendimmarrja dhe të bllokohet shteti, të pamundësohet puna efikase e qeverisë në detyrë.

 

Edhe seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës e kësaj jave u ndërpre për shkak të bojkotit nga opozita, sepse në rend punë ishin marrëveshjet ndërkombëtare me interes për vendin e të cilat nuk mundë të kalohen pa votat e opozitës. Pra ishte opozita e cila sërish e ka lëshuar sallën dhe ka prodhuar krizë, mungesë kuorumi për marrëveshjet ndërkombëtare. Ky veprim I ulët ka ndodhur për shkak se nuk është përfillë kërkesa ultimative, urgjente nga opozita që të diskutohet në Kuvend për raportin e fundit të DASH-it, që ka të bëjë me problemet e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë mendoj se ishte shumë i drejtë dhe me bazë të plotë reagimi i kundër kësaj sjellje bojkoti nga Ministri i Financave Hekuran Murati i cili tha se ka kohë që kanë mbetur peng i sjelljes bojkotuese të opozitës rreth 390 milionë euro në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend, por kjo po pamundësohet nga opozita.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"