“Duan vetëm t’i tregojnë muskujt", Nenad Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe

  • E.K /
  • 26 April 2024 - 07:42
“Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt teksa kryejnë stërvitje ushtarake përreth kufirit me Kosovën, pë rcjell “Kosova Sot Online”.

Rashiq shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë sulm të radhës sikurse sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Çdo diplomat, çdo vizitë që ka bërë Vuçiqi në kohën e fundit pas Banjskës tregojnë të njëjtën, duhet të ballafaqohen me ata që e kanë bërë këtë veprim dhe ai për çdo herë ka heshtur. Këtu janë dy elemente, ose e mbron me plotfuqi ose ky personi ka diçka kaq kompromentuese…Besoj thellësisht që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo që po organizon Vuçiq është vetëm për tregim të muskujve, për planin publik atje në Serbi. Ato manipulimet që i prezanton sikur e ka një iniciativë po bën diçka për mbrojtjen e serbëve”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)