Sulmohen me shishe veturat e policisë së Kosovës dhe KFOR’it amerikan

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 15:15
Sulmohen me shishe veturat e policisë së Kosovës dhe KFOR’it amerikan

Raportohet se në fshatin Miokovicë janë sulmuar me shishe xhami, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë bashkë me KFOR’in amerikan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia bashkë me KFOR’in kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar atë, i cili më pas e ka pranuar se e ka bllokuar rrugën fillimisht dhe ka gjuajtur me shishe.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

Vetura me të cilën ishte bllokuar rruga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”.


(Kosova Sot Online)