Me këtë personalitet Kurti shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 15:58
Me këtë personalitet Kurti shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit thotë se “bashkëbisedimi u fokusua në kontributin që instituti i themeluar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, mund të japë në zhvillimin e demokracinë në Kosovë”.

“Kryeministri Kurti e njohu z. Wain me aktualitetin në vend e politikat qeverisëse në drejtim të progresit e avancimit të Republikës sonë. U veçuan ofrimi i arsimit të lartë falas e mbështetja për nënat lehona, si dhe u zgjerua më tej diskutimi në çështje si përdorimi në mënyrë efiçente të teknologjisë, me qëllim fuqizimin e demokracisë e lirive në vend, por edhe bashkëpunimin e Kosovës me shtetet evropiane për të krijuar politika bazuar në vlera e parime të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

“Duke e vlerësuar partneritetin, marrëdhëniet e rolin që Britania e Madhe ka jo vetëm si model i demokracisë, por edhe për paqen e sigurinë në rajon, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm me institutin”, thuhet tutje në komunikatë.


(Kosova Sot Online)