Haradinaj: Qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës Albin Kurtin t’u tregojë kë ta votojnë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Haradinaj tha se shpreson që “qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë çka me bë”.
“Besoj shumë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë mashtruesin e Kosovës, profiterët e Kosovës me shku me tregu çka me bo. Këta janë profiterë”, tha Haradinaj në Pressing.
Sipas Haradinaj, “qytetari e ka kuptu që Kurti është mashtrim”.
(Kosova Sot Online)