Musliu - Shoshi tregon për një porosi që ia çoi Kosovës një deputet i Këshillit të Evropës
Një deputet italian i cili ishte i pranishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka pasur një kërkesë drejtuar Kosovës, ditën kur u votua për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Përkahës jashtëzakonisht i madh i Kosovës. Pasi kaloi dhe u votua raporti për Kosovën, u afrua dhe na tha “kam një porosi për ju si liderë të shtetit të ri që jeni. Ju lutem premtimet, zotimet që i bëni te ndërkombëtarët, mbani deri në fund, sepse ne, karshi ju, po i mbajmë fjalët”, është shprehur Musliu Shoshi.
(Kosova Sot Online)