Kurti: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga KE, anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike

  • E.K /
  • 02 May 2024 - 09:23
Kurti: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga KE, anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë e Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për hapjen e negociatave me BE-në, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Tuitje, Kurti tha se janë të gatshëm t’u përgjigjn mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga KE.

Po ashtu, Kurti tha se anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike.

“Dua të theksoj tri elemente. e Para pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së, jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekonomik, por edhe si zonë e paqes e sigurisë. Në dhjetor 2023, Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022, në Pragë të Republikës Çeke, e cila po e mbante presidencën asokohe, ne dorëzuam aplikacionin për anëtarësim në BE. Besojmë se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga KE. Krahasuar me rajonin, Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për të hapë negociatat me kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike. Ne e kemi bërë këtë zgjedhje. Mobilizimi për ta kapur hapin në procesin e integrimit evropian pas stagnimin disavjeçar, ka bërë që shumë reforma e ligje të kalojnë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)