Shkurte Fejza del me falenderim pasi u shpall 'Qytetare nderi' e komunës së Suharekës

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 15:07
Shkurte Fejza del me falenderim pasi u shpall 'Qytetare nderi' e komunës së Suharekës

Në prag të koncertit festiv të 50 vjetorit të karrierës, artistja e njohur Shkurte Fejza është vlerësuar me titullin 'Qytetare nderi' e  komunës së Suharekës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, përmes një psotimi në llogarinë e saj sociale, Fejza ka falenderuar të gjithë qytetarët e Komunes së Suharekës e në veçanti  asambleistët e  Kuvendit Komunal dhe kryetarit të komunës z. Bali Muharremaj për nderimin unanim.

 

Postimi i plotë:

Përshëndetje miqësia ime dhe ju dashamirë të këngës sime kam kënaqësinë t'i falëderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Komunes së Suharekës pra Therandës sime e në veçanti  asambleistët e  Kuvendit Komunal dhe kryetarit të komunës z. Bali Muharremaj të cilët unanimisht më vlerësuan dhe shpallën QYTETARE NDERI të komunës së Suharekës.

Ky vlerësim më vjen në prag të koncertit festiv të 50 vjetorit të karrierës sime që do të mbahet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës me 8 Qershor 2024 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Poashtu edhe me 20 Qershor 2024 në Tiranë në Pallatin e Kongreseve në patronatin e Bashkisë së Tiranës.
Ju ftoj të festojmë së bashku.

(Kosova Sot Online)