Kejvina Kthjella befason me komentin: Jam duke qarë!

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 14:11
Kejvina Kthjella befason me komentin: Jam duke qarë!

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

 

Në postimin e tyre, çifti ka marrë urime të shumta, si nga fytyra publike ashtu edhe nga fansat e tyre të shumtë.

Në mesin e komenteve të shumta, vëmendjen e ka marrë ai i ish-banores së Big Brother VIP, modeles Kejvina Kthjella, e cila e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në shtëpi. Pas këtij veprimi, ajo ishte përjashtuar nga shtëpia.

“Waaaurimeeeeee…me jete te gjate princeshaaim crying”, ka qenë komenti i Kejvinës.

Çiftin e kanë uruar edhe Geotar Selimi, Fifi, Ilir Shaqiri, Bora Zemani, Amarda Toska, Rrezarta Shkurta, Nita Latifi, Ori Nebijaj, Vesa Luma, Albana Osmani, Greta Koçi, Nevina Shtylla, Jonida Maliqi, Marina Vjollca, Sarah Berisha e shumë personazhe tjera publike.

Image


(Kosova Sot Online)