Xhensila reagon për herë të parë pasi Bes Kallaku konfirmoi ndarjen

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 19:41
Xhensila reagon për herë të parë pasi Bes Kallaku konfirmoi ndarjen

Së fundmi aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video, ku duket Xhensila teksa po bënte ushtrime në palester, ndërsa në sfond kishte vënë këngën e Beyonces “Survivor”.

“Unë do mbijetoj. Unë nuk heq dorë. Unë nuk ndalem. Do punoj shumë dhe do ja dal”, ishin disa nga vargjet e këngës.

Image

(Kosova Sot Online)