Pas deklaratës së Meritonit për djalin reagon ish-partnerja e tij: Nuk është e lehtë por e vërteta triumfon

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 14:51
Pas deklaratës së Meritonit për djalin reagon ish-partnerja e tij: Nuk është e lehtë por e vërteta triumfon

Moderatori Meriton Mjekqi mes lotësh ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe djalin 5 vjeçar, të cilin tha se nuk e ka parë tash e një kohë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meritoni zbuloi arsyen prekëse pse ai ndodhet në formatin e Big Brother dhe e cila lidhet me djalin e tij. Meritoni tha se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi dhe në Big Brother ka hyrë për të.

 

Ai i kërkoi publikisht ish-bashkëshortes që të lënë anash problemet e kaluara dhe të jetë edhe ai i pranishëm në jetën e djalit.

Pas rrëfimit të tij, erdhi një reagim prej ish-partneres, e cila nëpërmjet një story në Instagramin e saj ngriti shumë pikëpyetje kudo nëpër rrjet.

Një tjetër reagim ka ardhur dhe ditën e sotme, ku Egesta ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj duke shtuar në fund se ‘e vërteta gjithmonë triumfon’!

Image

(Kosova Sot Online)