Kosova po sfidohet me kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Kosova po sfidohet me kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Kosova po sfidohet me kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Agim Bajrami

  • 07 May 2024 - 16:19

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Vendimmarrja politike e Kosovës do të duhej me mençuri e urtësi , ti shqyrtojë dhe analizojë në hollësi rrethanat dhe mundësitë aktuale dhe që mund të pasonin e duke i ndërmarrë përgjegjësit e interesave shtetërore në (mos) formimin apo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë të qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, çka fitohet apo humbet dhe kurrsesi , "allashqiptarçe" të injorohen problemet, kur problemi i Asociacionit, do të mund të prodhojë probleme edhe më të mëdha për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Politikë bërja e Kosovës, nuk do të duhej të jetë në krye të shtetit vetëm të përfitoj nga benificionet e shtetit, por të dijë të veprojë në kohën e duhur për interesin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

 

Përderisa Asambleja e KiE e votoj Kosovën me shumicën e thellë të votave që të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, Gjermania dhe Franca si fuqitë me ndikim në BE, tanimë po kërkojnë nga vendimmarrja politike e Kosovës nisjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Politikë bërësit kosovar , do të duhej të bëjnë vlerësimin e detajuar e të shtruar se në ç'formë dhe masë i kanë marr përgjegjësit shtetërore për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe kush do që vije në krye të udhëheqjes shtetërore, a do të mund ta shmang formimin e AKS. Dhe nëse nuk ka hapësirë të manovrimit politik, dhe Asociacioni, të lihet për një fazë të më vonshme shqyrtimi, dhe Kosova do të mund të bëhej anëtare e KiE,dhe çështja e Asociacionit serb të mund të shtyhej, apo kur kjo mund të bëhej me formimin e saj edhe nën kushte dhe rrethana edhe më të këqija për vetë shtetin e Kosovës, edhe me mundësinë e humbjes e shanseve përfituese nga vendimmarrja ndërkombëtare për tu bërë anëtare e KiE.

 

Atëherë,vendimmarrja politike e Kosovës do të duhej me mençuri e urtësi ,ti shqyrtojë dhe analizojë në hollësi rrethanat dhe mundësitë aktuale dhe që mund të pasonin e duke i ndërmarrë përgjegjësit e interesave shtetërore në (mos) formimin apo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë të qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, çka fitohet apo humbet dhe kurrsesi ,"allashqiptarçe" të injorohen problemet, kur problemi i Asociacionit, do të mund të prodhojë probleme edhe më të mëdha për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Politikë bërja e Kosovës, nuk do të duhej të jetë në krye të shtetit vetëm të përfitoj nga benificionet e shtetit, por të dijë të veprojë në kohën e duhur për interesin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".