Raportohet për sulm me thikë në një spital

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 15:43
Raportohet për sulm me thikë në një spital

Dy persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në Kinën Jugperëndimore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një burrë i veshur me te zeza ka hyrë në spital duke mbajtur thika në duar, shkruajnë mediat e huaja. Policia ka deklaruar se i dyshuari është nga Poji në Zhenxiong. Nuk dihet ende nëse ai është arrestuar.

“Aktualisht, të plagosurit po marrin trajtim në spital. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes. Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por në vend janë regjistruar disa sulme me thikë.

(Kosova Sot Online)