Ja pse janë përkeqësuar kaq shumë raportet midis gjinive në Kosovë!

Ja pse janë përkeqësuar kaq shumë raportet midis gjinive në Kosovë!
Ja pse janë përkeqësuar kaq shumë raportet midis gjinive në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 17 April 2024 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Femra është pjesë e familjes, shoqërisë dhe e shtetit. Është gjysma e popullit. Shtyllë kryesore e gjeneratave të reja dhe e shoqërisë së shëndoshë të kombit. Pa femra të lira dhe të barabarta nuk ndërtohet shoqëria moderne dhe as shteti ligjor. Të gjithë, shteti, individi dhe shoqëria duhet të angazhohen për barazi të plotë midis gjinive në Kosovë. Pa femër të lirë dhe të barabartë nuk ka të ardhme.

-Kosovën e ka mbërthyer një krizë e rëndë në mes gjinisë dhe një valë e rëndë e dhunës së egër kundër gjinisë femërore. Vrasja në Ferizaj e gruas nga ish bashkëshorti, në Pejë e një femre të re dhe vrasjet tjera në qendrat e ndryshme të Kosovës janë akte të rënda kriminale. Shkaqet e rritjes së këtij krimi kundër gruas në Kosovë duhet kërkuar në shumë anë, qoftë në histori, qoftë në aktualitet dhe në tranzicion të shoqërisë shqiptare. Konkretisht: 1. Femra shqiptare po kërkon me ngulmë nga bashkëshorti, i cili shumë herë nuk po e ndihmon, të pavarësohet në jetën e vetë nga gjinia mashkullore, duke kërkuar barazi në familje, në punë dhe në shoqëri. 2. E drejta zakonore po ndikon ashpër te jeta familjare dhe bashkëshortore, duke u përpjekur që ti ruan raportet mbizotëruese të burrit ndaj gruas. 3. Feja dhe predikuesit fetar, si Krasniqi etj., që me çdo kusht predikojnë nënshtrimin e femrës kundruall mashkullit, kanë krijuar gjendje të rëndë të gruas.

Shkohet atje sa që kërkohen masa të dhunës nëse gruaja nuk dëgjon. 4. Gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale që mbizotëron në shoqëri, e sidomos tek gruaja, e cila po varet shumë nga burri në familje. 5. Raportet jo të shëndosha në shoqëri kudo, në familje, në rrugë, në punë, në shkollë etj. 6. Mbrojtja jo adekuate e gjinisë femërore nga ana e shtetit. 7. Mos shqiptimi i masave penale nga ana e gjykatave konformë veprës penale të kryer dhe 8. Ndikimi i ashpër në jetën e familjes nga ana e medieve elektronike, filmave dhe jetës së ç'frenuar. Faktet e theksuara kanë rritur konfliktet dhe raportet midis dy gjinive në Kosovë janë keqësuar shumë. Ka raste kur konfliktet po përfundojnë me vrasje, maltretime, rrahje, amoralitet dhe ndarja a vdekja është produkti i fundit. Shoqëria dhe shteti duhet të përkujdeset dhe të financoj mjete në edukim dhe në përmirësimin e jetës së gruas. Shkollimi, edukimi nëpërmjet grupeve edukuese dhe punësimi ndikojnë dukshëm në përmirësimin e gjendjes së gruas. Gruaja kërkohet të paguhet mirë dhe konform punës që e bënë.

Asaj i duhet kushtuar kujdes në mbrojtje nga ana e shtetit. Dukuritë negative dhe kriminale kërkohet të luftohen ashpër. Kundër predikuesve fetare që proklamojnë nënshtrimin e femrës ndaj burrit dhe në familje; martesa në afërsi familjare dhe mbulimi trupit dhe i kokës në shenjë të nënshtrimit nuk duhet lejuar në vend. Këta kërkohet të dënohen. Femra është pjesë e familjes, shoqërisë dhe e shtetit. Është gjysma e popullit. Shtyllë kryesore e gjeneratave të reja dhe e shoqërisë së shëndoshë të kombit. Pa femra të lira dhe të barabarta nuk ndërtohet shoqëria moderne dhe as shteti ligjor. Të gjithë, shteti, individi dhe shoqëria duhet të angazhohen për barazi të plotë midis gjinive në Kosovë. Pa femër të lirë dhe të barabartë nuk ka të ardhme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".