Edhe sot gjaku i të pafajshmëve flet, loti i nënave shihet në faqet e tyre, fëmijët jetim presin prindërit e tyre të zhdukur

Edhe sot gjaku i të pafajshmëve flet, loti i nënave shihet në faqet e tyre, fëmijët jetim presin prindërit e tyre të zhdukur
Edhe sot gjaku i të pafajshmëve flet, loti i nënave shihet në faqet e tyre, fëmijët jetim presin prindërit e tyre të zhdukur

Gjon Keka

  • 29 April 2024 - 22:03

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Është një padrejtësi, një krim kundër ligjit të natyrës, kundër vullnetit të Zotit, të duash të shtypësh dhe të shuash një popull,komb etj. Në fakt ky është po aq krim sa privimi i një individi nga liria dhe dinjiteti i tij personal; Është një krim edhe më i madh sepse kryhet kundër një popullsie të tërë, kundër popujve. Vetëm një trysni më e madhe nga vendorët ,e veçanërisht nga ndërkombëtarët do të mund ta detyronin Serbinë të paguajë faturën e krimeve të luftës së saj, po ashtu edhe të nxjerrë nga arkivi i saj fshehjen e gjurmëve të personave të pagjetur dhe dëmeve tjera që ajo ka bërë ndaj Kosovës.

 

Por t'i kthehemi fakteve historike,dhe po ta lexojmë Golgotën e Shqiptarëve të autorit Leo Freundlich ,aty shihet tepër qartë se mbi kufomat ,mbi gjenocidin e popujve ,respektivisht mbi kufomat e shqiptarëve është ngritë Serbia si shtet dhe popull këtu në Gadishullin Ilirik. Dhe ajo ka vazhduar ta ndërtojë veten gjithnjë me anë të gënjeshtrave dhe kufomave të popujve të pafajshëm në këtë mjedis të Evropës Juglindore. Masakrat e fundit në Kosovë kanë shpërfaq fytyrën e vërtetë gjenocidale të politikës dhe ideologjisë serbe, e cila frymëzohet dhe bekohet nga kisha politike ortodokse serbe e themeluar qysh më parë nga Rusia dhe Turqia. Pra ta kemi të qartë kisha politike ortodokse serbe është themeluar nga Rusia dhe Turqia ,për këtë flasin faktet historike. Edhe sot kur Serbia po luan lojën e saj tepër destruktive,dhe si një fëmijë i Rusisë dhe Turqisë ,ajo prapë po e merr bekimin nga kisha politike ortodokse serbe për të luajtur dhe vepruar në atë mënyrë që i shërben errësirës dhe nxitjes së luftërave dhe konflikteve.

 

Megjithëkëtë ,të kthehemi tek masakrat në Kosovë, kur dihet se kanë kaluar pothuajse 25 vite dhe asgjë ,ama asgjë nuk është bërë për zbardhjen e fatit të viktimave të luftës ,të pagjeturit dhe atyre që nuk u dihet asnjë gjurmë ,sepse politika gjenocidale dhe barbare serbe nuk donte të linte asnjë gjurmë asnjë njollë gjaku shqiptarë në trojet e Kosovës dardane. Si rasti i Masakrës së Reçakut ,pastaj ai masakrës së Mejës dhe shumë masakra tjera në Kosovë, Serbia ende nuk e ka thirr arsyen e lëre më ndërgjegjen ,gjë që politika serbe nuk ka ndërgjegje as humanizëm në veten e saj,por as nuk e ka paguar ende faturën e krimeve që ka bërë në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot kur po shkruajmë këto rreshta , ende edhe sot gjaku i të pafajshmëve flet, loti i nënave e baballarëve ende shihet në faqet e tyre, fëmijët jetim presin prindërit e tyre të zhdukur, prindërit fëmijët e tyre etj etj. Vazhdimisht është dëgjuar refreni si nga gushtarët vendor ashtu edhe nga ndërkombëtarët me plotë dhembje për viktimat dhe familjarët e tyre, por për këto dy dekada e gjysmë ka munguar guximi, ka munguar veprimi për ta kushtëzuar Serbinë dhe zbardhur fatin e viktimave të luftës që u bartën e u fshehën gjithandej nëpër varrezat masive në Serbi, u zhduken pa gjurmë dhe shteti serb nuk pranon të hapen dosjet e luftës. Prandaj shtrohet pyetje deri kur do ti lejohet Serbisë që të bëjë lojë politike me fatin e viktimave të luftë, me të pagjeturit, me qytetarët e vrarë e të masakruar nga bandat policore, ushtarake e paramilitare serbe, të cilët u zhduken, u bartën edhe në serbi për të fshehur gjurmët e krimit, dhe të mos kushtëzohet me asnjë kusht shteti serb, e të mos flasim për ndonjë masë të ndëshkimit. Serbia duhet të paguaj koston e luftës në Kosovë, si në kuadër të dialogut asaj t'i prezantohet bota e krimeve që ajo ka bërë në Kosovë dhe zbardhjen e personave të pagjturë dhe viktimave tjera të luftës. Duhet domosdoshmërish ,sidomos në rast se Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës duhet që pas anëtarësimit të përgatisë faktet e saj të krimeve të luftës që ka bërë Serbia,ashtu që ajo ta paguajë faturën e plotë të kostos së krimit. Sikur nënvizuan në reagimin e tyre edhe nga ambasada e ShBAs në Kosovë se:“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende, dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur.” Po ashtu edhe ambasadori gjerman në Kosovë z.Rohde, tha se:“Solidarizohem me familjet e personave të zhdukur. 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. Është më shumë se për keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në këto 3 vjetët e fundit për shkak të bllokadës politike.

 

“ Është një padrejtësi, një krim kundër ligjit të natyrës, kundër vullnetit të Zotit, të duash të shtypësh dhe të shuash një popull,komb etj. Në fakt ky është po aq krim sa privimi i një individi nga liria dhe dinjiteti i tij personal; Është një krim edhe më i madh sepse kryhet kundër një popullsie të tërë, kundër popujve. Vetëm një trysni më e madhe nga vendorët ,e veçanërisht nga ndërkombëtarët do të mund ta detyronin Serbinë të paguajë faturën e krimeve të luftës së saj, po ashtu edhe të nxjerrë nga arkivi i saj fshehjen e gjurmëve të personave të pagjetur dhe dëmeve tjera që ajo ka bërë ndaj Kosovës. Në Kosovë është kryer gjenocid i turpshëm ,prandaj edhe trysnia ndërkombëtare duhet të jetë më e madhe që Serbia të përballet me pasqyrën e gjyqit të Historisë ,të përballet me faktet dhe me pikat e gjakut të pafajshëm që ende shihen në Kosovë ,të përballet me lotët e nënave ,dhe fëmijëve jetimë etj. Serbia nëse ka ndërgjegje ,gjë që nuk ka si duket duhet të gjunjëzohet dhe t'i kërkojë falje popullit të Kosovës për gjenocidin e turpshëm që ajo ka bërë ndaj njerëzve të pafajshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".