Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare poeti dhe autori i njohur Jorgo Papingji
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.
Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.
Papingji lindi në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942.
(Kosova Sot Online)