Anëtarësimi i Kosovës në KiE, goditja e parë e fuqishme e dobësimit të ndikimit të Rusisë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, goditja e parë e fuqishme e dobësimit të ndikimit të Rusisë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, goditja e parë e fuqishme e dobësimit të ndikimit të Rusisë

Blerim Burjani

  • 07 May 2024 - 16:22

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Dhe derisa Serbia është në udhëkryq në mes të Rusisë dhe Perëndimit, nëse zgjedhë Rusin atëherë do të ketë gabuar rëndë sepse e ka zgjedhur izolimin dhe varfërinë , por nëse zgjedhë perëndimin zgjedhe zhvillimin ekonomik dhe civilizimin. Pra tash kjo po i bëhet e qartë Serbisë,dhe për këtë arsye e them pse perëndimi në mënyrë unike duhet të votoj pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, pa asnjë kusht dhe pa përçarje.

 

Dështimi i Serbisë në lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE është sukses i perëndimit, njëkohësisht është një fakt për ti treguar Serbisë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e përhershme, Par kjo do të thotë që Serbia duhet ta kuptoj që nuk ka alternativë tjetër , ose perëndimin ose Rusinë. Pra Serbia duhet të zgjedhë alternativën që më së shumti i konvenon. Vetëm një gjë duhet ta ketë gjithmonë parasysh dhe shumë të qartë se Kosovën s’mund ta kthej prapa për në Serbi të madhe, dhe njëkohësisht se Bosnja dhe Hercegovina që është një shtet i pa varur, duhet të respektohet si e tillë, e pavarur dhe pa ndikim mbi serbët atje dhe Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Edhe nxjerrja e rezolutës se OKB për gjenocidin në Srebrenicë është një sinjal serioz i tërheqjes së vërejtjes kundër këtij shteti, shtetit serb. Pra të gjitha këto janë sinjale të qartë për Serbinë e cila duhet të zgjedh rrugën e drejtë për të ecur përpara.

 

Dhe derisa Serbia është në udhëkryq në mes të Rusisë dhe Perëndimit, nëse zgjedhë Rusin atëherë do të ketë gabuar rëndë sepse e ka zgjedhur izolimin dhe varfërinë , por nëse zgjedhë perëndimin zgjedhe zhvillimin ekonomik dhe civilizimin. Pra tash kjo po i bëhet e qartë Serbisë,dhe për këtë arsye e them pse perëndimi në mënyrë unike duhet të votoj pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, pa asnjë kusht dhe pa përçarje. Përçarja e perëndimit në këtë fazë finale mund të jetë katastrofale dhe ndoshta fatale. Pra, qëllimi i Serbisë është i qartë se nuk dëshiron BE, por BE-në e sheh vetëm si bankomat e jo si alternative politike dhe të ardhme. Serbia i donë BE-në dhe SHBA-të vetëm për ti vjelë donacionet ndërsa miqësinë e do dhe dëshiron ta zhvillon akoma më shumë me Rusinë dhe Kinën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".