11 asete të reja i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se trashëgimisë kulturore i janë shtuar edhe 11 asete, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:
Tuma e Shpenadisë - Prizren;
Tuma e Gjinocit - Suharekë;
Vendbanimi shumështresor i Topanicës - Kamenicë;
Vendbanimi prehistorik i Hisarit - Suharekë;
Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik - Prizren;
Shtëpia e familjes Pomaku - Prizren
Kroi i Beledijes - Prizren;
Shtëpia e Adem Aga Gjonit - Prizren;
Shtëpia e Zekirja Sokolit - Prizren;
Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije - Prizren;
Kompleksi i Sarajit të Vjetër - Prizren.
“Vazhdojmë me pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme”, thuhet në postimin e MKRS’së.
(Kosova Sot Online)