Besa Kokëdhima eliminohet në gjysmëfinale të 'Eurosong 2024'

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 14:15
Besa Kokëdhima eliminohet në gjysmëfinale të 'Eurosong 2024'

Këngëtarja Besa Kokëdhima është eliminuar në gjysmëfinale të Eurosong 2024 dhe nuk do të këndojë në finale që do të mbahet të shtunën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Besa u paraqit sonte e dyta me këngën “Titan” por kjo këngë nuk arriti që ta kalojë gjysmëfinalen.

 

Në finale u kualifikuan 10 shtete për t’ju bashkuar 16 shteteve tjera.

Në gjysmëfinalen e parë u kualifikuan: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Ndërkaq në gjysmëfinalen e dytë kaluan: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia.

Image

(Kosova Sot Online)