Egla shpërthen në lot: Do ju denoncoj në polici

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 16:40
Egla shpërthen në lot: Do ju denoncoj në polici

Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

 

Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

Pjesë nga debati:

Egla: Jam e mbledhur, më duhet t’u denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrsira. Keni ditë që më bini në qafë. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote.

Image

(Kosova Sot Online)