Shkurte Fejza publikon videon emocionuese: Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi
Këngëtarja, Shkurte Fejza, ka publikuar një video në instagramin e saj nga koncerti i mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në video shihet një publik i madh të cilët këndojnë bashkë me Fejzën këngën “Mora fjalë”.
“Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Fejza.
(Kosova Sot Online)