Luizi tregon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 11:53
Luizi tregon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime

Fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Luizi Ejlli, tashmë është rikthyer edhe në skenën e muzikës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Luizi ka treguar emrat e artistëve me të cilët po planifikon të sjell bashkëpunime.

Këngëtari tha se kanë në planë të sjell duet me disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare,

“Këtë herë kam vendos të zë mend dhe jam në menaxhimin e njerëzve profesionistë dhe kam zënë shumë data, ka shumë kërkesa, bashkëpunime do bëjë, por edhe këngë vetëm, Noizy ka premtuar që do të bëjmë bashkëpunim dhe po do e bëjmë, me Stinen, me Elvana Gjatën dhe Yll Limanin”, zbuloi Luizi.

(Kosova Sot Online)