'Mora Fjalë' nga Shkurte Fejza jehon edhe në Tropojë

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 14:30
'Mora Fjalë' nga Shkurte Fejza jehon edhe në Tropojë

Artistja e njohur Shkurte Fejza, së fundi është vlerësuar me titullin "Qytetare nderi" nga Bashkia e Tropojës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, Fejza ndër të tjera ka theksuar: "Sot në këtë Tropojën time, nëse nuk di të këndoj, di të qaj në emër të gjithë atyre nanave  që i dhanë djemtë më të mirë pët lirinë e shtrenjtë të Kosovës. Falemnderit Tropojë që dikur ta çoja zemrën përmes këngës, e sot më more të tërën duke më ba qytetare  nderi brenda zemrës tande, Rrnofshi shqiptarët e mi kudo që jeni. Ju dua përjetësisht".

 

Po në Tropojë është ngritur shtatorja e heroit Tahir Sinani.

Me këtë rast para të pranishmeve okularë, Shkiurte Fejza ka interpretuar këngën him të saj "Mora Fjalë".

Klikoni në linkun në vijim për ta shikuar videon e plotë të postuar në faqen zyrtare të gazetës...

(Kosova Sot Online)