Kujdestari i një shkolle kapi momentin kur ndiqej nga një hije e zezë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 08:46
Kujdestari i një shkolle kapi momentin kur ndiqej nga një hije e zezë

Një kujdestar në një shkollë në qytetin Tampa të Florida-s, ka tronditur përdoruesit në internet me videon e tij, për të cilën thotë se kapi momentin kur u ndoq nga një “fantazmë” nëpër korridore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ishte duke bërë një xhiro në shkollë dhe hyri në një klasë të zbrazët, ku disa nxënës kishin pasur qëparë një festë.

 

Klasa kishte disa dekore, përfshirë edhe balona, derisa një balonë e kuqe me helium qëndronte statike në një pjesë të klasës.

 

Por, aty filloi gjithçka. Balona me helium nisi ta ndiqte pas kujdestarin e kësaj shkolle nëpër korridore.

“Kudo që jam në klasë, ose çfarëdo që bëj, thjesht më ndjek”, tha ai. “Më ndjek, pavarësisht gjithçkaje”.

Po të mos mjaftonte kjo, në sekondat e fundit të videos, një figurë si hije, vrapoi shpejt në korridorin e shkollës.

 

Kujdestari theksoi se shkolla ishte ndërtuar mbi varreza. 

(Kosova Sot Online)