Në këtë vend gjendet një diamant 4.87 karatësh

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 14:13
Në këtë vend  gjendet një diamant 4.87 karatësh

Një burrë në Arkansas, që vizitoi për herë të parë Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamanteve, gjeti një diamant 4.87 karatësh, për të cilin fillimisht kishte menduar se ishte një copë xhami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mendova se mund të ishte një copë xhami, ishte kaq i pastër. Unë me të vërtetë nuk e dija”, u tha ai zyrtarëve të parkut.

 

“Ne po fusnim në xhep çdo gurë, në rast se do të rezultonte ndonjëri diamant”.

Pak kohë pasi doli nga parku, ai vendosi ta ekzaminonte objektin nga instituti kompetent, në mënyrë që ta dinte për siguri.

Disa javë më vonë ai u informua se ajo që ai mendonte se ishte xham ishte në fakt një diamant 4.87 karatësh që ishte pothuajse krejtësisht i pangjyrë.


(Kosova Sot Online)