Pronari i kërkoi të largohej nga lokali, shqiptari kthehet me hanxhar në dorë dhe tenton ta godasë

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 10:58
Pronari i kërkoi të largohej nga lokali, shqiptari kthehet me hanxhar në dorë dhe tenton ta godasë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në zonën e Vetralla, ku një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte ulur më herët në këtë lokal, por pronari i kishte kërkuar që të largohej pasi ishte i dehur dhe po shqetësonte klientët.

Por shqiptari duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi është kthyer pas rreth dy orësh, dhe me një hanxhar në dorë ka tentuar që të godasë me hanxhar. Për fat të mirë, pronari i lokalit ka mundur që ta largojë, dhe situata të mos përfundojë me të lënduar.

(Kosova Sot Online)