Ndodh edhe kjo: Demi futet në stacionin e trenit

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 09:52
Ndodh edhe kjo: Demi futet në stacionin e trenit

Udhëtarët nga New Jersey janë vonuar për në punë të enjten në mëngjes dhe nëse nuk do të kishin realizuar këto imazhe, vështirë se shefat do t’iu besonin se pse nuk arritën me kohë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjegjësisht një dem i arratisur është gjetur në mes të linjës hekurudhore! Njerëzit e habitur panë se si kafsha doli jashtë kontrollit, duke shkaktuar një rrëmujë për 45 minuta.

 

Historia gazmore ndodhi në Stacionin Penn Newark dhe demi besohet të jetë arratisur nga një vend afër aeroportit ndërkombëtar.

Përdoruesit e rrjeteve sociale komentuan me shaka arsyen e vonesave të trenave, me një shkrim se “Kjo mund të ndodhë vetëm në New Jersey”, raporton Daily Mail.

Kafsha tentoi të rikthehej me vrap drejt aeroportit, por u kap nga efektivët e policisë dhe punonjësit e Autoritetit Portual. Ajo u fut në gjumë me një shigjetë të veçantë dhe u dërgua në një vend të sigurt.

(Kosova Sot Online)