Qentë endacakë sulmojnë brutalisht një vajzë 9-vjeçare

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 14:06
Qentë endacakë sulmojnë brutalisht një vajzë 9-vjeçare

Ky është momenti kur një tufë e qenve endacakë sulmojnë dhe i shkaktojnë lëndime një vajze 9-vjeçare në një qytet në Rusi.

Bëhet fjalë për një nxënëse e cila tentoi të lidhë miqësi me qentë që po vraponin nëpër borë, kur njëri prej tyre e sulmon dhe e rrëzon në tokë, derisa kamerat e sigurisë në qytetin Novy Urengoy filmuan gjithçka.

Vajza e identifikuar si Dasha tentoi të tërhiqet nga kafshët, por ajo u përplas në tokë nga tufa e qenve që e kafshuan disa herë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Mediat ruse raportojnë se ajo u kafshua nga tre nga katër qentë për afro një minutë, por që në një moment ajo arrin të ngritet në këmbë dhe që sërish e rrëzojnë për tokë.

Njëri e sulmoi në kokë, dy tjerë në kraharor dhe këmbë. E qeni i katër lehte por për fat të mirë nuk e kafshoi.

E po të mos ishte një kalimtar rasti për t’i dalë në ndihmë asaj, ajo do ta kishte më keq punën – e kjo bëri që qentë të largohen. Ajo tani gjendet në spital.

(Kosova Sot Online)