Djali më i pashëm në këtë vend ka hequr dorë nga karriera për t’u bërë prift

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 15:21
Djali më i pashëm në këtë vend ka hequr dorë nga karriera për t’u bërë prift

Edoardo Santini, djali më i pashëm në Itali për vitin 2019 ka hequr dorë nga karriera e modelingut për t’iu përkushtuar Zotit dhe për t’u bërë prift, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sandini zbuloi në rrjetet sociale se do të heqë dorë nga karriera për besimin e tij dhe i është bashkuar një seminari pranë Firences për t’u bërë prift “Perëndia së pari”.

“Në moshën 21-vjeçare jam rrugës për t’u bërë prift. Vendosa të heq dorë nga modelingu, aktrimi dhe kërcimi, por nuk do të heq dorë nga të gjitha pasionet e mia, thjesht do t’i jetoj ndryshe, duke ia ofruar Zotit”, tha Eduardo.

(Kosova Sot Online)