Allegri shkarkohet nga Juventusi

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 18:00
Allegri shkarkohet nga Juventusi

Masimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Shkarkimi i tij erdhi pasditen e sotme, pas një mledhje urgjente që e patën drejtuesit e klubit me trajnerin.

Vendimi erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshiu edhe sektorin ligjor.

Klubit nuk i pëlqeu sjellja e menaxherit ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve dhe shtypit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas.

Ai largohet si një nga trajnerët më të suksesshëm të Juventusit të të gjitha kohërave.

Allegri fitoi gjithsej 12 trofe në Juventus: 5 tituj të Serie A, 2 Superkupa të Italisë dhe 5 Kupa të Italisë (si dhe ka dy finale të humbura të Ligës së Kampionëve).

Pasardhësi i Allegrit pritet të jetë Thiago Motta, trajneri aktual i Bolognas.


(Kosova Sot Online)