Futbollistët me impaktin më të madh në këtë sezon, Xhaka i dyti

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 16:23
Futbollistët me impaktin më të madh në këtë sezon, Xhaka i dyti

Postimi Javor i 464-të i Observatorit të Futbollit CIES prezanton futbollistët, paraqitjet e të cilëve kanë pasur ndikimin më të madh gjatë sezonit 2023/24 në 54 liga në mbarë botën.

Rezultati i ndikimit u llogarit duke marrë parasysh paraqitjet e lojtarëve në gjashtë fusha të lojës, minutat e ligës vendase dhe rezultatet.

Vlera më e lartë për çdo pozicion është shënuar për mesfushorin spanjoll të Manchester City, Rodri.

Një tjetër mesfushor, Granit Xhaka i kampionit gjerman Bayer Leverkusen, vjen i dyti. Ai ishte kyç në sezonin historik të Bayer Leverkusen, që e fituan titullin e kampionit për herë të parë në histori dhe janë në finale të Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Për pozicionet e tjera, rezultatet më të larta të impaktit ishin për portugezin Rúben Dias në mesin e qendërmbrojtësve, shokun e tij të skuadrës Kyle Walker midis mbrojtësve të krahut, gjermanin Florian Wirtz midis mesfushorëve sulmues, Bukayo Saka të Anglisë midis anësorëve, si dhe Lautaro Martínez të Argjentinës midis qendërsulmuesve.

(Kosova Sot Online)