Interi regjistron fitore në udhëtim ndaj Frosinones

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 22:48
Interi regjistron fitore në udhëtim ndaj Frosinones

Pas humbjes ndaj Sassuolos javën e kaluar, Interi u rikthye sonte te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi regjistroi fitore të thellë në udhëtim ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 36-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Benito Stirpe” përfundoi me rezultatin 0:5.

Davie Frattesi (19′) hapi serinë e golave, që u vazhdua pastaj nga Mark Arnautovic (60′), Tajon Buchanan (77′), Lautaro Martinez (80′) dhe Marcus Thuram (84′).

Te kampioni italian i plotë sonte ishte mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Ndërsa, te vendasit nga minuta e 82-të u aktivizua Arijon Ibrahimovic.

Interi pas kësaj fitore ka 92 pikë.

Frosinone mbetet në kuotën e 32 pikëve dhe renditet në pozitën e 16-të në tabelë.

(Kosova Sot Online)