Shqipëria dhe Serbia shpallin zyrtarisht kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 12:22
Shqipëria dhe Serbia shpallin zyrtarisht kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21, transmeton "Kosova Sot Online".

Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA dhe pritet së shpejti të marrë përgjigje.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”, ka thënë Duka.

 (Kosova Sot Online )