Broja pritet të largohet në verë nga Chelsea

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 20:13
Broja pritet të largohet në verë nga Chelsea

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi londinez dhe sulmuesi shqiptar po planifikojnë të ndahen këtë verë.

Largimi i tij i përhershëm pritet të ndodhë sapo të kthehet nga huazimi te Fulhami.

Broja është në listën e disa klubeve në Evropë dhe Premierligës, duke e parë atë si opsionin kryesor.

22-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Bazuar në “Transfermarkt”, Armando Broja në tregun e transferimeve vlerësohet me 28 milionë euro. 


(Kosova Sot Online)