Lexoni edhe:
Edhe kjo Qeveria e re e Serbisë antishqiptare, e nënshtruar me turp nën kthetrat e egra të Rusisë
Ylli kosovar i futbollit, Mirlind Daku, ka gjetur sërish golin në Rusi. Sulmuesi shqiptar shënoi mbrëmë për t’ia siguruar një pikë Rubin Kazanit në përballje ndaj CSKA Moscoë me rezultatin 2:2, në kuadër të javës së 27-të në Premierligën ruse, transmeton "Kosova Sot Online".
Daku shënoi në fundin e ndeshjes (90+2′), për t’ia siguruar së paku një pikë skuadrës së tij.
Për gjilanasin ishte ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit rus. Ai ka edhe katër asistime.
Kjo paraqitje e mirë e tij ka bërë që ai të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rusi. Daku u vlerësua me notën 7.9.
Ekipi në të cilin paraqitet Mirlind Daku, Rubin Kazani tani ka 38 pikë dhe renditet i nënti në tabelë.
(Kosova Sot Online )