Peja bëhet kampione e Kosovës për herë të katërtën herë rresht

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 07:43
Peja bëhet kampione e Kosovës për herë të katërtën herë rresht

Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Para rreth 1000 spektatorëve në “Karragaçi” të Pejës, skuadra verdhezi shënoi fitore prej 3:0 (30:28; 25:22; 25:21), duke e dominuar takimin me Skënderbeun.

Pavarësisht rivalitetit të madh në setin e parë, në të cilin u shënuan 58 pikë, Peja tregoi vendosshmëri që ta mbyllte dramën e titullit, qysh në ndeshjen e tretë.

Vendasit përkundër luhatjeve në rezultat, arritën që ta ruanin fokusin, drejt qëllimit të tyre,

Skuadrës finaliste, KV Skënderbeu, medaljet e argjendta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, dhe anëtari i bordit, Abedin Mehani.

Medaljet e arta për KV Peja u dorëzuan nga nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani, dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rexhep Kurtbogaj.

Kupa, kapitenit Agron Nikqi, iu dorëzua nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci

Ky ishte titulli i shtatë i kampionit për KV Peja, njëherit i katërti radhazi. 

(Kosova Sot Online )