Presidenti i Francës e takon babain e Mbappes

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 15:20
Presidenti i Francës e takon babain e Mbappes

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë edhe e paqartë.

Mbappes i skadon kontrata me Paris Saint-Germanin në fund të këtij edicioni dhe sipas të gjitha gjasave pritet të kalojë tek Real Madridi.

E presidenti i Frances, Emmanuel Macron e ka takuar babain e Mbappes.

Ai ka kërkuar nga skuadra e re e Mbappes, cila do të jetë ajo, që të lejojë futbollistin francez të luaj në Lojërat Olimpike.

“Unë takova babanë e Mbappe javën e kaluar dhe i bëra pyetjen se a dëshiron Kylian që të luajë në Lojërat Olimpike. Ai më konfirmoi dëshirën e djalit të tij, por nuk e di nëse skuadra e re e tij mund ta lejoj që të luaj në këtë ngjarje” ka thënë Macron.

Mbappe kishte konfirmuar më parë dëshirën e tij për të luajtur në Lojërat Olimpike verore.

Macron kishte penguar Mbappen në vitin 2022 që të nënshkruante me Real Madridin.

(Kosova Sot Online)