Slot përshëndetet me tifozët e Feyenoordit, flet për ndeshjen Liverpool – Spurs

  • S.A /
  • 06 May 2024 - 11:01
Slot përshëndetet me tifozët e Feyenoordit, flet për ndeshjen Liverpool – Spurs

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, ka konfirmuar praktikisht se do të largohet nga klubi holandez pas përfundimit të sezonit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Feyenoord mposhti Zwolle me rezultatin 5-0 në atë që duket të jetë ndeshja e parafundit e 45-vjeçarit para tifozëve të tij në stadiumit De Kuip.

Pas përfundimit të ndeshjes, Slot përshëndeti gjithë stadiumin duke u dërguar puthje nga distanca tifozëve të Feyenoordit, teksa në fund foli për zgjedhjen e bërë.“Jam dakord që dukej kështu. Ata presin që unë të largohem. Kjo është diçka që mund të themi”, i tha holandezi gazetarit Lewis Steele kur u pyet nëse ishte një gjest lamtumire.

Slot karrierën si trajner do ta vazhdoj në Angli, ku do të jetë pasardhës i Jurgen Klopp te Liverpooli në Anfield.

“Ndonjëherë në jetë vijnë mundësitë. Unë e kam bërë zgjedhjen për veten time dhe në ditët apo javët në vijim do të dëgjoni njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar bëra zgjedhjen për të qëndruar, këtë herë ndoshta ndryshe”.Krejt në fund ai tha se ka parë disa minuta të skuadrës së tij të ardhshme Liverpool në derbin ndaj Tottenham Hotspur.

“Pashë disa minuta nga ndeshja Liverpool v Spurs dhe ne duhej të shkonim në stadium. E pashë golin e parë, i cili ishte një gol i mrekullueshëm, por përveç kësaj nuk mund të them shumë për të”.

“Nëse konfirmimi zyrtar është atje dhe jam 100 për qind i sigurt se do të shkoj atje, nuk do ta shikoj vetëm këtë lojë, por edhe shumë të tjera”, u shpreh Slot. 

(Kosova Sot Online)