Perimet më të shëndetshme pranverore

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 15:57
Perimet më të shëndetshme pranverore

Moti i ngrohtë do të thotë mundësi më e madhe në përzgjedhjen e pemëve dhe perimeve. Gjithmonë përzgjidhni ushqimin sezonal dhe do të jeni më të shëndetshëm. Pranvera na sjell pemë dhe perime të ndryshme dhe secila prej tyre i ka vlerat e veta shëndetësore, transmeton gazeta Kosova Sot.

Artiçoku

Artiçoku është i pasur me kalium, e studimet kanë treguar se kaliumi pakëson rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përbërësit antioksidues të kësaj perime forcojnë sistemin imun dhe pakësojnë rrezikun për shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit.

Shpargujt

Në sistemin e shpargujve hasim në inulinë, probiotik që mbron shëndetin dhe nxit punën e sistemit tretës. Për efekt më të mirë, zgjidhni shpargujt e rinj.

Brokoli

Brokoli rregullon sasinë e kolesterolit në gjak, e studimet  kanë treguar se ka ndikim të fortë kundër inflamacioneve. Brokoli pakëson rrezikun nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe sistemit tretës.

Çikorja

Çikorja ka një ndikim të fortë si antioksidues, pakëson rrezikun nga kanceri dhe mbron shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Çikorja po ashtu është burim i mirë për vitamina K, acid folik, kalium dhe mangan.

Lakra jeshile

Lakra jeshile është burim i mirë për vitaminat A, C, K, B6, kalcium, kalium, bakër dhe mangan. Përmirëson punën e mëlçisë dhe veshkave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sallata e gjelbër

Sallata e gjelbër përmirëson humbjen në peshë, mbron zemrën dhe parandalon diabetin, tipin 2. Sallata e gjelbër është burim i mirë për fibra dietale, vitamina K dhe mangan.

Spinaqi

Spinaqi përmirëson punën e tretjes dhe mbron sistemin e tretjes. Pakëson rrezikun nga disa lloje të kancerit, sidomos atë të prostatës. Spinaqi është burim për vitamina C, E, K, taninë, roboflavinë, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan.

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit ka ndikim të fortë kundër inflamacioneve, detokson dhe vepron si antioksidues. Lakra e Brukselit është burim i mirë për vitamina K, riboflavinë, vitamina B6, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan.

Qepa

Qepa ka vlera të forta nutritive, e studimet kanë treguar se e pakëson rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë, i vezoreve dhe i gojës.

Lakërishta

Lakërishta përmirëson punën e mëlçisë dhe veshkave dhe merr pjesë në parandalimin e sëmundjes së syve. Lakërishta është burim i mirë për vitamina A, C, K, K, B6, tiaminë, riboflavinë, kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe mangan.

(Kosova Sot Online)